Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Basha shpreh keqardhje për mungesën e kuorumit në Kuvend

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 20:47
Basha shpreh keqardhje për mungesën e kuorumit në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashka, ka shprehur keqardhje për mungesën e pjesëmarrjes së deputetëve në seancën e parë të jashtëzakonshme të zhvilluar paraditen e sotme.

Seanca kishte për rend dite çështje me rëndësi të madhe për aspektin financiar të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Mes tyre ishin themelimi i komisioneve parlamentare, ratifikimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare të sponsorizuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashikojnë investime dhe grante prej rreth 1 miliard eurosh, si dhe miratimi i Buxhetit të vitit 2026, në vlerë prej afro 4 miliardë eurosh.

Në fokus ishte gjithashtu situata buxhetore e komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, si dhe çështjet financiare të RTK-së dhe pagat e punëtorëve të saj.

Bashka theksoi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Kryesinë e Kuvendit në themelimin e komisioneve të përhershme dhe krijimin e kushteve institucionale për miratimin e këtyre çështjeve.

Megjithatë, përveç Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, grupit Multietnik dhe nënkryetarit Rashiq, pjesëmarrja e deputetëve nga grupet e tjera ishte e pamjaftueshme, duke bërë që Kuvendi të mos arrijë kuorumin për vendimmarrje.

Bashka shprehu keqardhje për këtë mungesë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së gjerë për procesin dhe përgjegjësinë institucionale.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 20:40Avokati Vata fiton edhe një betejë ligjore, gjykata vendos t’i kompensojë pesë ish-anëtarët e Bordit të RTK-së që ishin shkarkuar nga Kuvendi
  • 20:38Qyteti i njohur turistik ndalon biçikletat në zonat qendrore, pasi çiklisti përplasi kryebashkiakun
  • 20:37Ymeri-Hotit: Me këtë menaxhim, në KEK kanë vdekur tre njerëz brenda 40 ditësh
  • 20:36BE: Procesi i konstituimit të institucioneve të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme
  • 20:23Zjarre në dy fshatra të Mitrovicës, Faton Peci ndan detaje