Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Basha: Me zgjedhjen e Rashiq, Kuvendi është konstituuar plotësisht

GD
Gazeta Demos10 tetor 2025 në 15:43
Basha: Me zgjedhjen e Rashiq, Kuvendi është konstituuar plotësisht

Kryeparlamentari Dimal Basha ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook lidhur me seancën e sotme, ku u zgjodh nënkryetar Nenad Rashiq. Pro Rashiqit votuan 71 deputetë, përfshirë ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Basha ka thënë se me këtë vendim, Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar plotësisht.

“Pas një periudhe të gjatë, Kryesia e Kuvendit është tashmë e kompletuar në përbërje të plotë, ashtu siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Basha.

Ai ka falenderuar deputetët që votuan pro Rashiq.

“Falënderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që me votat e tyre mundësuan konstituimin e plotë të Kuvendit në legjislaturën e IX-të”, thuhet në postim.

Seanca e sotme nisi me propozimet e Listës Serbe. Asnjë nga nëntë deputetët që propozoi kjo parti, nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

Pastaj Basha e vazhdoi procedurën me short dhe e hodhi në votim emrin e Rashiqit.

Në sallë ishin 105 deputetë.

Më shumë nga Lajme

  • 09:02Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë
  • 08:54Humolli: Përgjegjësia për ngërçin në Kuvend është e deputetëve, VV-ja duhet të bëjë kompromis me opozitën
  • 08:52Fëmija refuzoi rripin e sigurimit, aeroplani u kthye dhe fluturimi u anulua
  • 08:49DHTIK kërkon zhbllokimin e institucioneve: Vonesat po rrisin pasigurinë për bizneset
  • 08:46Libi, vritet shefi i inteligjencës ushtarake të Haftarit