Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në Akademinë Përkujtimore në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, tha se 15 janari kujton ditën më të rëndë dhe më të tmerrshme të popullit shqiptar.
Edhe në akademi, Basha nderoi 45 civilët e vrarë nga forcat serbe.
“Sot, me peshë të madhe në zemër, e përkujtojmë një prej ditëve më të rënda dhe më të dhimbshme të historisë tonë kombëtare, 15 janarin e vitit 1999 ku në fshatin Reçak forcat serbe morën barbarisht jetën e 45 qytetarëve tanë të pafajshëm, në mesin e të cilëve gra, burra, pleq e fëmijë”, tha Basha.
