Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Baraliu për takimet Kurti-Abdixhiku: Janë mësuar të japin shpresa, por rezultatet të jenë krejt tjera

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 19:27
Baraliu për takimet Kurti-Abdixhiku: Janë mësuar të japin shpresa, por rezultatet të jenë krejt tjera

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka komentuar takimin mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe deklaratat optimiste pas këtij takimi.

Baraliu në Gazeta ka thënë se deklaratat optimiste pas takimeve politike nuk duhet të mbeten vetëm në nivel të premtimeve, por duhet të pasohen me rezultate konkrete.

“Këta janë mësuar të japin deklarata shpresëdhënëse, por rezultatet të jenë krejt tjera nga ajo që pret opinioni publik”, është shprehur Baraliu.

Sipas tij, kjo qasje dhe vazhdimi i ngërçit politik po e dëmton rëndë shtetin e Kosovës, interesat e qytetarëve dhe reputacionin e vendit.

“Ky ngërç politik që po e dëmton deri në shkatërrim shtetin e Kosovës dhe interesat e qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, po e dëmton edhe reputacionin e një vendi demokratik dhe aftësinë e Republikës për të qenë krah për krah me shtetet tjera”, ka deklaruar ai.

Baraliu ka theksuar se palët duhet të arrijnë marrëveshje për një kandidat për president, i cili do të ishte i pranueshëm për të dyja palët.

“Duhet të ketë marrëveshje dhe duhet të ketë një kandidat për të cilin pajtohen palët. Kjo mënyrë e kontaktimit me njëri-tjetrin dhe e zvarritjes së paarsyeshme dhe pa kufi, në aspektin diplomatik, është nonsens dhe do të duhej të ndërpritej. S’ka pse të zvarritet procesi”, ka thënë Baraliu.

baraliutjeraduhet

Të ngjashme

A duhet shqiptarët t’i bojktojnë një pjesë të VIP-ave? Debati për ‘cancel culture’ pas protestave studentore

A duhet shqiptarët t’i bojktojnë një pjesë të VIP-ave? Debati për ‘cancel culture’ pas protestave studentore

22:42
Paçarizi: Presidentja duhet të jetë pjesë aktive e Grupit Punues të Apelit në Hagë

Paçarizi: Presidentja duhet të jetë pjesë aktive e Grupit Punues të Apelit në Hagë

19:28
“Duhet e gjithë Kosova me ardh!”, Eli Malaj me thirrje për protestat në Shqipëri

“Duhet e gjithë Kosova me ardh!”, Eli Malaj me thirrje për protestat në Shqipëri

16:26
Protesta në Tiranë, zv.ministrja e Brendshme: Mbani fëmijët dhe adoleshentët larg përplasjeve

Protesta në Tiranë, zv.ministrja e Brendshme: Mbani fëmijët dhe adoleshentët larg përplasjeve

14:23

Më shumë nga Lajme

  • 07:50Mblidhen sot tri komisione parlamentare
  • 07:39Këto vende do të mbesin sot pa rrymë
  • 07:38Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën, në fokus situata e sigurisë dhe bllokada institucionale
  • 07:34Mundësi për reshje shiu, ky është parashikimi i motit për sot
  • 23:36Masa kufizuese për protestuesit, Balla: Po diskutohen nga qeveria, pritet që nesër të komunikohen