Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Baraliu: Marrëveshja VV-LDK duhet të vazhdojë, deputetët duhet të bëjnë kuorumin për Presidentin

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 20:36
Baraliu: Marrëveshja VV-LDK duhet të vazhdojë, deputetët duhet të bëjnë kuorumin për Presidentin

Dy ditë më parë, kreu i VV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u dakorduan që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president të vendit.

Mirëpo, gjatë ditës së djeshme, gjashtë deputetë të LDK-së, në mbledhjen e grupit parlamentar, vendosën që të mos e përkrahin arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Mazllum Baraliu ka thënë se marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së duhet të vazhdojë, pavarësisht kundërshtimeve.

“Është për keqardhje. Sa bëhet një hap përpara, vjen dikush që, me vetëdije institucionale, bën një hap prapa. Kjo ka qenë alternativa e vetme pas zgjedhjeve”, ka thënë fillimisht Baraliu.

Ai ka thënë se të dyja palët kanë pasur miratimin e kryesive për të zhvilluar negociatat, ndërsa pas arritjes së marrëveshjes kanë dalë zëra kundër saj.

“Të dyja palët kanë pasur miratimin e kryesive për negociata. Ndërkohë, pas arritjes së marrëveshjes, dalin zëra që, pa emancipim demokratik, dëmtojnë edhe partinë. Përkundër kësaj, kjo marrëveshje duhet të shkojë përpara. Këta njerëz me nivel akademik duhet të reflektojnë dhe të jenë prezentë në sallë për Presidentin, që ta bëjnë kuorumin”, tha Baraliu për Indeksonline.

Më tutje, Baraliu ka thënë se edhe liderët opozitarë do të duhej të reflektonin, në mënyrë që Kosova të ketë një president.

“Edhe liderët opozitarë do të duhej të reflektonin dhe të bëjnë kuorumin, që të kemi një president. Shkuarja në zgjedhje përsëri e dëmton vendin dhe do të kemi pasoja të pariparueshme”, ka thënë Baraliu.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim i radhës mes Kurtit dhe Abdixhikut, por pa ndonjë sukses.

duhetbaraliubëjnë

Të ngjashme

Ilir Deda: Çfarëdo vendimi i Kuvendit të Kosovës duhet të verifikohet nga Gjykata Kushtetuese

Ilir Deda: Çfarëdo vendimi i Kuvendit të Kosovës duhet të verifikohet nga Gjykata Kushtetuese

18:09
Rama pasi Sveçla u shpall fajtor: Ministri që duhet të garantojë sigurinë, dënohet nga drejtësia për përdorim të armës

Rama pasi Sveçla u shpall fajtor: Ministri që duhet të garantojë sigurinë, dënohet nga drejtësia për përdorim të armës

15:43
Sadiku: LDK duhet të çlirohet nga komplekset ndaj së kaluarës

Sadiku: LDK duhet të çlirohet nga komplekset ndaj së kaluarës

13:06

Më shumë nga Lajme

  • 21:43Halil Matoshi me paralajmërim të fortë për Kurtin: Ka tri motive pse nuk do institucione të qëndrueshme
  • 21:43‘Ora e Pritjes’ nis numërimin mbrapsht edhe në Gjakovë, ora e lirisë për çlirimtarët
  • 21:30Buzhala: S’mundeni 6-shes së LDK-së me i thanë se janë PDK, ata edhe kundër Thaçit kanë votu
  • 21:30Gashi: Ideja fillestare e Abdixhikut ishte koalicioni me LVV-në, më pas tha se ishte i pamundur
  • 21:20Ky është deputeti i LDK-së që ia ofroi mandatin e deputetit Lumir Abdixhiku