Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Baraliu: Kushtetuesja mund ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme

GD
Gazeta Demos28 shtator 2025 në 18:03
Baraliu: Kushtetuesja mund ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme

Të martën e 30 shtatorit do të përfundojë zyrtarisht masa e dytë e përkohshme që Gjykata Kushtetuese ia vendosi Kuvendit të Kosovës. Në masën e dytë që e vendosi më 5 shtator, Kushtetuesja e pati ndalur edhe çdo procedurë për formimin e qeverisë.

Për këtë profesori Mazllum Baraliu ka thënë se janë tri variante që Kushtetuesja mund të marrë pas 30 shtatorit.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka pohuar se gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pa dashur që të paragjykohet ndonjë epilog cilido qoftë ai sepse ka mundësinë variabile të vendimmarrjes që është e pavarur nga Gjykata Kushtetuese të këtij problem që e po zë frymëmarrjen e formimit të institucioneve dhe pastaj të funksionimit të institucioneve. Ka disa mundësi mendoj unë, varianti i parë është që të marrë një vendim që do të thoshte se Kuvendi i Kosovës është konstituuar ashtu siç po pretendojnë fituesit e zgjedhjeve të fundit në këtë cikël shtetëror”.

“Varianti i dytë është që ta kthejë në rivotim çështjen sa i përket vetëm kandidatit për nënkryetar të komuniteti pakicë serb ose edhe të komunitetit tjetër pakicë. Varianti i tretë mund të jetë paksa më radikal por sigurisht në të drejtën e plotë të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese që njëinstanciale dhe duhet të respektohet domosdoshmërisht vendimi i saj që në një formë apo në një formë të përcaktojë shkuarjen në zgjedhje të drejtpërdrejta, qoftë përmes presidentes apo qoftë drejtpërsëdrejti të përcaktojë dhe orientojë vendimin e saj që të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe të jashtëzakonshme”, ka theksuar Baraliu.

Gjykata KushtetueseZgjedhje

Më shumë nga Lajme

  • 20:46Tronditëse në Greqi: Shqiptari raportohet se përdhunoi vajzën 9-vjeçare të partneres së tij
  • 20:46Tragjedi në Itali: Makina përplas motorin, humb jetën 33-vjeçari shqiptar
  • 20:43Kaq po presin mërgimtarët në kufi
  • 20:36Pacolli njofton shkëputjen e kontratave për 9 zyrtarë: Kanë munguar vazhdimisht në vendin e punës
  • 20:34Nëntë ditë gërmime në Kalludër, lokacioni i tretë ende nën hetime