Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në Facebook, duke akuzuar Sali Berishën se po nxit aktet e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Balla shkruan: “O Saaaaaali! Mjaft i mbushe çantat e deputeteve/kandidateve me bombula zjarri se nuk e djeg dot më ti Shqipërinë!”
Më tej, ai ka publikuar edhe një tjetër mesazh, duke iu referuar një gruaje që e cilëson si kandidate të Berishës dhe duke pretenduar se çanta e saj ishte e mbushur me bombula zjarri.




