Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bajrami takon ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, flasin për sfidat e Kosovës

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 17:50
Bajrami takon ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, flasin për sfidat e Kosovës

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka takuar ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, George Robertson.

Bajrami tha se me Robertsonin folën për arritjet dhe sfidat me të cilat Kosova vazhdon të përballet, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Përkrahësin dhe mikun e madh të shqiptarëve e takova në kuadër të Takimit Parlamentar të Procesit të Berlinit, ku po përfaqësoj Kosovën nga pozita e Nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës”.

“Lord Robertson ka qenë Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s dhe më pas Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës. Ai vazhdon të jetë një mik i palëkundur i Kosovës, ashtu siç dikur ishte zëri i shqiptarëve kundër krimeve që shteti serb kryente gjatë luftës”, shkroi Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Robertsoni ishte nderuar me “Medaljen e Artë të Lirisë” nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, teksa Bajrami shprehu mirënjohje për miqtë që sipas saj, qëndruan në anën e Kosovës dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë edhe sot.

George RobertsonHykmete Bajrami

Më shumë nga Lajme

  • 23:35Ish-këshilltari i Thaçit: Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është drastik
  • 23:35Një 24-vjeçar kosovar zhduket në Itali, policia publikon fotografinë e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve
  • 23:22“Temperatura nën zero”-Parashikimi i motit për nesër
  • 23:13Vdes në vendin e punës punëtori i shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas
  • 23:05Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë