Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami: RTK-ja s’është degë e VV-së, është e publikut dhe do të mbetet e tillë

GD
Gazeta Demos25 gusht 2025 në 20:19
Bajrami: RTK-ja s’është degë e VV-së, është e publikut dhe do të mbetet e tillë

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami tha se vendimi i menaxhmentit për t’i përjashtuar disa gazetarë nga moderimi i emisioneve të deritanishme është siç tha ajo, i papranueshëm, i paligjshëm dhe në kundërshtim me rregulloret e RTK-së.

Bajrami përmes një postimi në Facebook tha se RTK-ja nuk është degë e Vetëvendosjes, por sipas saj, është e publikut dhe do të mbetet e tillë.

“Militantët e Vetëvendosjes të emëruar në krye të RTK-së kanë nisur aksionin e brendshëm për eliminimin e gazetarëve që kanë guxuar të bëjnë punën e tyre me profesionalizëm, që nuk janë nënshtruar urdhrave partiakë apo politikë dhe që kanë guxuar të kërkojnë pagën që u takon sipas Ligjit. Vendimi i menaxhmentit për t’i përjashtuar disa gazetarë nga moderimi i emisioneve të deritanishme është i papranueshëm, i paligjshëm dhe në kundërshtim me rregulloret e RTK-së”.

“Në vend që të punojnë për ta ngritur transmetuesin publik në nivelin më të lartë profesional dhe për ta kthyer RTK-në në shërbim të publikut, menaxhmenti ka zgjedhur të ndëshkojë gazetarët për llogari të interesave partiake të Vetëvendosjes. Menaxhmenti i RTK-së do të japë llogari për çdo shkelje ligjore. Institucionet përgjegjëse, përfshirë Inspektoratin e Punës dhe organet e drejtësisë, duhet të veprojnë menjëherë dhe të mbrojnë punëtorët e RTK-së”, ka shkruar tutje Bajrami./

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 11:28Nuk luajti në asnjë ndeshje, reagon Leard Sadriu: Një nder që s’harrohet!
  • 11:21Haziri paralajmëron deputetët: S'largohemi pa e votuar Ligjin për Specialen edhe në lexim të dytë
  • 11:15“E përfundoi misionin e tij” – Ramush Haradinaj largohet nga Kuvendi sapo votohen ndryshim-plotësimet për ligjin për Specialen
  • 11:15Cilat parti e votuan Ligjin për Specialen?
  • 11:04Kuvendi miraton Projektligjin për Specialen në lexim të parë