Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër duke mohuar kategorikisht çdo komunikim apo koordinim me zyrtarë të Listës Serbe.

Ajo tha se “kurrë s’kam kërkuar vota nga zyrtarët e Listës Serbe”, duke e quajtur këtë një shpifje.

Bajrami u shpreh se e kupton shqetësimin e atyre që, sipas saj, “në kohë të ndryshme janë koordinuar apo u kanë shërbyer” atyre që e akuzojnë.Ajo theksoi se ndihet krenare që pas 15 vitesh në politikë kundërshtarët detyrohen ta luftojnë përmes shpifjeve.