Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami reagon pas rezultateve preliminare: Mosdalja e qytetarëve në votim thirrje për reflektim, diku ia kemi huqur

GD
Gazeta Demos9 qershor 2026 në 10:48
Bajrami reagon pas rezultateve preliminare: Mosdalja e qytetarëve në votim thirrje për reflektim, diku ia kemi huqur

Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për herë të parë përmes profilit të saj në ‘facebook’ pas daljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Bajrami thotë se mosdalja në votime ka qenë një mesazh i qartë për të gjithë.

“E lexoj këtë rezultat si protestë qytetare! Abstenimi i tyre është thirrje për reflektim dhe llogaridhënie se pse erdhëm në situatën ku mbajmë zgjedhje për të shkuar përseri në zgjedhje”, ka shkruar ajo.

Bajrami thotë se qyetarët në masë të madhe ndëshkuan Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pa asnjë dyshim, shumë qytetarë ndëshkuan partinë që kishte 51 për qind, e cila e keqpërdori, përbuzi dhe nuk e zbatoi vullnetin e popullit”, ka shtuar Bajrami.

Sipas saj, qytetarët dhanë mesazh edhe për partitë opozitare.

“Njëkohësisht, edhe neve na thanë qartë se duhet më shumë punë, më shumë seriozitet dhe më shumë përkushtim që të na shohin si zgjidhje.Secili e ka kuptuar se tri palë zgjedhje u mbajtën jo për shkak të mospajtimeve: nëse duhet të prodhojmë apo të importojmë energji, jo sepse nuk u pajtuam për programe zhvillimore, por sepse tema qendrore u bë: kush ku do të ulet”, ka potencuar Bajrami.

Ish-ministrja Bajrami ka thënë se është koha për të menduar përtej karrigeve.

“Përfundimisht, është koha të mendojmë përtej karrigeve.

Dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve është thirrje për reflektim sepse, nëse duam të jemi të sinqertë me veten, qartazi diku ia kemi huqur.Lidhja Demokratike e Kosovës është më shumë se një palë zgjedhje, më shumë se një rezultat dhe më shumë se një episod politik, andaj duhet reflektim i thellë për tu rikthyer më e fortë”, ka përfunduar ajo.

Hykmete Bajrami

Më shumë nga Lajme

  • 12:21Dikur e quante "rrugaç", sot Sami Lushtaku pret në takim Fitore Pacollin
  • 12:20Në Zubin Potok u gjetën mbetje mortore të 23 personave, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”
  • 12:14E trishtë: Sot varroset 25-vjeçarja shtatzënë që u vra në Malishevë
  • 12:13Musliu me kritika ndaj LVV-së: Marrja, hajnia e keqpërdorimi nuk mbulohen me tepih
  • 12:11Jashari: Deputetët e LVV’së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët