Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami pyet nëse do të zbatohet liberalizimi i tregut energjetik në veri: Fakte kundër propagandës së ZRRE-së

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 18:45
Bajrami pyet nëse do të zbatohet liberalizimi i tregut energjetik në veri: Fakte kundër propagandës së ZRRE-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka akuzuar Zyrën e Rregullatorit të energjisë së janë vënë në shërbim të qeverisë dhe mafisë energjetike.

Ajo ka shkruar në Facebook se ata si bord i ZRRE-së, po me këtë përbërje që kanë tash, në nëntor të vitit 2024, kanë miratuar dokumentin i cili thotë se “Për periudhën e shqyrtimit, bazuar në treguesit e analizuar, tregu i energjisë elektrike me shumicë dhe pakicë shfaq mungesë konkurrence dhe përqendrim të lartë.”.

“A mund ta mohojë ZRRE-ja një gjë të tillë? Për më tepër, në takimin e datës 12 maj të këtij viti në zyrën tuaj, ku unë isha bashkë me Visar Azemin, ju e keni thënë, po parafrazoj: “e vetmja mundësi për t’i mbajtur bizneset në shërbimin universal të furnizimit të energjisë ka qenë nëse Qeveria do t’i ndante 50 milionë euro subvencion”. Ka dëshmitarë që e keni thënë këtë në takim me mua, e keni thënë edhe në takim me shoqatat e biznesit, e ka shumë mundësi ta keni thënë edhe publikisht. Pra, nuk është në pyetje zbatimi i Ligjit (sepse Ligji ka qenë aty që nga viti 2016), por mungesa e subvencionit prej 50 milionë euro nga qeveria. Normalisht që ligjet duhet të zbatohen, por fillimisht duhet të krijohen kushtet për zbatimin e tyre, e këto kushte nuk janë krijuar sipas dokumentit që ju vetë e keni miratuar në nëntor të vitit 2024.Sot, represionin që po u bëni bizneseve e paskeni shitur si sukses. Paskeni treguar se 92% e njëhësorëve të këtyre kompanive tash janë duke u furnizuar nga operatorët privat, por asnjë fjalë nuk paskeni thënë për depozitat e majme monetare që janë detyruar kompanitë t’i bëjnë te këta operatorë privat (tregtarët e energjisë), çfarë kontratash janë nënshkruar, e me çfarë çmimi?Dhe sipas jush kjo po që është fitore, por është fitore e mafisë energjetike, e cila do të ketë pasoja katastrofale për ekonominë vendore në përgjithësi, ndërsa rritja ernorme e çmimeve për secilin produkt vendo e të imprtuar është dhurata që ju si ZRRE përmes këtyre politikave, po u bëni qytetarëve të vendit”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka ftuar kryetarin e bordit të ZRRE-së, pse jo edhe krejt bordin, në një studio televizive, të flasim për tregun e lirë, për dokumentin e aprovuar nga vetë ZRRE-ja, për ekskluzivitetin që kanë NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit në tregtimin e energjisë dhe për përgjegjësinë që ka ZRRE-ja në krejt këtë katrahurë.

“A po e zbatoni Ligjin për liberlizim edhe në katër komunat veriore? Elektroserver është i licencuar nga ju apo jo?. Ejani në studio e flasim edhe për zbatimin e Ligjit, sepse ligji nuk është tavolinë suedeze”, ka shkruar ajo.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 08:33Kolona në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 08:09KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë sot
  • 08:06Kuvendi mblidhet sërish sot në 11:00
  • 08:00Temperatura deri në 34°C dhe stuhi lokale, ky është parashikimi i motit
  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat