Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami: Po kapet shteti, shpallja e 20 pozitave të larta udhëheqëse, përpjekje për rehati të militantëve para zgjedhjeve

GD
Gazeta Demos30 prill 2026 në 10:49
Bajrami: Po kapet shteti, shpallja e 20 pozitave të larta udhëheqëse, përpjekje për rehati të militantëve para zgjedhjeve

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj shpalljes së rreth 20 pozitave të larta udhëheqëse nga Qeveria. Ajo thotë se këto konkurse përbëjnë përpjekje për kapjen e institucioneve para zgjedhjeve.

Në reagim theksohet se Ligji për Qeverinë kufizon kompetencat e një qeverie në dorëheqje për të nisur procedura të reja emërimi.

Bajrami vë në pikëpyetje kredibilitetin e konkurseve të hapura në këtë periudhë dhe që menaxhohen nga një qeveri në largim.

Postimi i plotë:

LVV-ja, pasi e përmbylli kapjen e AKP-së, RTK-së, KPMM-së dhe Komisionit të Jurisprudencës, vetëm disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, ka shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse. Këto nuk janë konkurse normale, janë përpjekja e fundit për kapjen e institucioneve para se të mbahën zgjedhjet.

𝑳𝒊𝒈𝒋𝒊 𝒑𝒆̈𝒓 𝑸𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒊 𝒒𝒂𝒓𝒕𝒆̈. 𝑵𝒆𝒏𝒊 31 – 𝑲𝒖𝒇𝒊𝒛𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒆 𝑸𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒉𝒆𝒒𝒋𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓𝒄𝒂𝒌𝒕𝒐𝒏 𝒔𝒆 𝑸𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒉𝒆𝒒𝒋𝒆: 1.3. 𝑵𝒖𝒌 𝒊𝒏𝒊𝒄𝒊𝒐𝒏 𝒑𝒓𝒐𝒄𝒆𝒅𝒖𝒓𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒓𝒆𝒋𝒂 𝒑𝒆̈𝒓 𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒐𝒛𝒊𝒕𝒂𝒕 𝒑𝒖𝒃𝒍𝒊𝒌𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓 𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒄𝒊𝒍𝒂𝒗𝒆 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒌𝒐𝒎𝒑𝒆𝒕𝒆𝒏𝒕𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒃𝒂𝒛𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒍𝒊𝒈𝒋𝒆𝒗𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒌𝒂𝒕𝒆̈𝒔𝒆;

Po, konkurset janë hapur disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, por pikërisht këtu qëndron problemi: a mund të quhet proces kredibil një konkurs që shpallet në prag të shpërndarjes së Kuvendit dhe i tëri zhvillohet nga një Qeveri në dorëheqje?

A janë këto konkurse për profesionistë, apo për t’i rehatuar njerëzit e pushtetit para zgjedhjeve?

Institucionet publike nuk janë pronë e asnjë partie politike, nuk janë strehë për militantë, as tortë që ndahet në minutat e fundit të pushtetit.

Qeveria e re që vjen pas zgjedhjeve duhet t’i ndalë menjëherë këto praktika, ta ristartoj këtë proces dhe këto pozita t’i plotësojë me njerëz profesionistë, të pavarur dhe me integritet. Këto janë pozitat e shpallura:

1. Sekretar – Ministria e Mjedisit 2. Sekretar – Ministria e Shëndetësisë 3. Drejtor i Përgjithshëm – Akademia e Kosovës për Siguri Publike, MPB 4. Zëvendësdrejtor – Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave 5. Zëvendësdrejtor – Agjencia e Regjistrimit Civil 6. Zëvendësdrejtor – Agjencia e Arkivave 7. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Arkivave 8. Drejtor Ekzekutiv – Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore 9. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Zhvillimit të Rinisë 10. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Antidoping 11. Drejtor Ekzekutiv – KIESA 12. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit 13. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Siguri Kibernetike 14. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Pronësi Industriale 15. Kryeinspektor – Ministria e Tregtisë 16. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Kosovare për Standardizim 17. Drejtor i Thesarit – Ministria e Financave 18. Drejtor Ekzekutiv -AQP 19. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Kosovës për Pajisje Medicinale 20. Sekretar – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Hykmete Bajrami

Më shumë nga Lajme

  • 09:16Grajqevci: Që nga fillimi kemi dyshuar për disa varreza masive në veri, Serbia i fshehu me plan
  • 09:15Trump: Irani ka shansin e fundit për marrëveshje
  • 09:13Shtrenjtohet sërish nafta, MINT publikon çmimet: Kaq kushton sot një litër
  • 08:42I jepet lamtumira e fundit bashkëshortes së Harry Bajraktarit, figura të larta marrin pjesë në meshën dhe në lutjet për shpirtin e Lisës
  • 08:35Zjarret në Washington detyrojnë 65 mijë persona të evakuohen