Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kushdo që guxon të prekë vullnetin e qytetarëve, duhet të përballet me ligjin dhe vendin e ka në burg.
Bajrami bëri këtë deklaratë lidhur me rastin në Mitrovicë, ku ka dyshime për manipulime me vota.
“I bëj thirrje urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë”, ka shkruar Bajrami.
