Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se niveli qendror ka shpenzuar 1 miliard euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.
Duke iu referuar serive kohore të Ministrisë së Financave, ajo tha se vetë 391 milionë euro janë shpenzuar nga komunat.
“Sipas Serive Kohore të Ministrisë së Financave në gjashtë mujorin e parë të këtij viti gjithsej shpenzimet buxhetore kapin shumën prej 1,412 miliardë Euro, prej tyre vetëm 391 milionë Euro janë shpenzimet e komunave ndërsa pjesa tjetër prej 1,021 milardë Euro janë shpenzime të nivelit qendror. Shqetësuese në këto pesë vite mbetët struktura buxhetore. Buxheti edhe pse jo i planifukuar mirë gjatë implementimit përkeqësohet tutje dhe kjo ka ndodhë vit pas viti”, shkroi ajo në një postim në Faceobok.
Ajo tha se vetëm 13 e buxhetit të shpenzuar nga qeveria ka shkuar në investime kapitale.
“Po ju paraqes vetëm një fakt: Për këtë gjashtëmujor nga 391 milionë Euro të shpezuara nga ana e komunave 105 milionë Euro kanë shku në investime kapitale, pra rreth 27% e buxhetit të shpenzuar, por nga gjithsej 1,021 miliardë Euro të shpenzuara në nivelin qendror vetëm 138 milionë Euro kanë shku në investime kapitale ose vetëm 13% e buxhetit të shpenzuar”.
