Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami në Ditën e Lirisë së Shtypit: Pa media të lira nuk ka demokraci

GD
Gazeta Demos3 maj 2026 në 15:21
Bajrami në Ditën e Lirisë së Shtypit: Pa media të lira nuk ka demokraci

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vlerësuar punën e gazetarëve, duke theksuar se liria e medias është shtyllë e domosdoshme e demokracisë.

Ajo ka falënderuar gazetarët për punën e tyre, duke thënë se shumë skandale dhe keqpërdorime janë zbuluar falë raportimeve të tyre, pavarësisht presioneve dhe sfidave me të cilat përballen.

Bajrami theksoi se gazetarët shpesh punojnë në kushte të vështira dhe nën presion, por megjithatë vazhdojnë të qëndrojnë në anën e së vërtetës.

“Pa media të lira nuk ka demokraci. Një shoqëri pa media të lira është e pambrojtur ndaj pushtetit,” u shpreh ajo.

Ajo u bëri thirrje gazetarëve që të vazhdojnë punën e tyre pa u ndalur, pavarësisht kush e udhëheq vendin, duke theksuar se politikanët janë të zgjedhur për të shërbyer, jo për të sunduar.

Në fund, Bajrami shprehu respekt për të gjithë gazetarët që, sipas saj, çdo ditë zgjedhin të qëndrojnë në anën e së vërtetës.

Më shumë nga Lajme

  • 17:18Kuvendi i Drenasit miraton deklaratë kundër aktgjykimit të Hagës
  • 16:40Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
  • 16:35Të hënën mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës
  • 16:20Rama nga SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u bë më e mira për “George Washington-in e Kosovës”
  • 16:15Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut