Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me premtimin për përfundimin e autostradës së Gjilanit, duke theksuar se projekti ende nuk është përfunduar.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka rikujtuar se nga premtimi i Kurtit kanë kaluar 3 vjet, 2 muaj e 29 ditë, ndërsa autostrada, sipas saj, vazhdon të mbetet e papërfunduar.
Ajo ka përmendur edhe reagimet e shumta të qytetarëve ndaj postimit për këtë premtim, i cili, sipas saj, ka marrë rreth 21 mijë pëlqime, 2,500 komente dhe mbi gjysmë milioni shikime.
Bajrami ka ironizuar mundësinë që Kurti të dalë me një datë të re për përfundimin e projektit, duke e paraqitur atë sërish si lajm të madh.
