Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bajrami kritikon liberalizimin e tregut të energjisë: 1300 kompani ende s’i kanë marrë faturat

GD
Gazeta Demos22 korrik 2025 në 10:33
Bajrami kritikon liberalizimin e tregut të energjisë: 1300 kompani ende s’i kanë marrë faturat

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se ky veprim është kundërshtuar që në fillim, për arsye se nuk ekziston treg i lirë funksional dhe se institucionet nuk janë të përgatitura për një hap të tillë.

“E kemi kundërshtuar daljen në treg të lirë në mënyrë të dhunshme të rreth 1300 kompanive, ose më saktë, përjashtimin e tyre nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike, sepse e kemi ditur që, e para, s’ka treg të lirë, dhe e dyta, që askush nuk është i përgatitur”, ka shkruar Bajrami.

Ajo shton se deri më sot, më 22 korrik asnjë nga kompanitë që janë përjashtuar nga tregu i rregulluar nuk ka marrë faturën për muajin qershor, duke ngritur pyetje të drejtpërdrejta ndaj institucioneve përgjegjëse.

“Sot është data 22 korrik dhe ende asnjë kompani e përjashtuar nga tregu i rregulluar nuk e ka marrë faturën e muajit qershor. Pse? S’po dini si me i faturu? S’po guxoni me treguar sa shumë është rritur çmimi i energjisë për këto kompani? S’po dini si me i kamuflu fitimet marramendëse të Vuk Hamoviqit dhe të NOAs në emër të këtij ‘liberalizimi’?”, ka shkruar tutje deputetja e LDK-së.

Bajrami paralajmëron se hetimet ndaj kompanisë NOA janë tashmë në duart e Prokurorisë Speciale, dhe sipas saj, ato do të shtrihen edhe ndaj zyrtarëve tjerë përgjegjës.

“Një gjë po ju them: hetimet që Prokuroria Speciale ka filluar ndaj NOAs nuk do lënë jashtë asnjërin nga ju, sepse në fund të gjithë përfundoni te fitimet e majme të Vukit dhe NOAs”, ka theksuar Bajrami.

Më shumë nga Lajme

  • 19:51Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë
  • 19:50Pamje të rënda: Publikohet momenti kur ndodhi vrasja e Sylë Dakajt nga Rrahman Hoti në Suharekë
  • 19:49Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
  • 19:40Tronditëse: 13 vjet pa u kontrolluar te mjeku , drenicaku gënjeu se operacionin do ta kryente më 13 tetor
  • 19:31Presidentja: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zbehë të drejtën e popullit të Kosovës për liri