Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2025 konfirmon shqetësimet për rritjen e çmimeve, ngadalësimin e ekonomisë dhe thellimin e varësisë nga importet .
Sipas saj, ekonomia u rrit me 3.6 për qind në vitin 2025, ndërsa inflacioni arriti në 3.9 për qind, me parashikime që në vitin 2026 inflacioni të rritet në 6.7 për qind dhe rritja ekonomike të ngadalësohet në 3.5 për qind.
Bajrami theksoi se importet kanë arritur në rreth 7 miliardë euro, ndërsa eksportet vetëm 869 milionë euro, duke e cilësuar deficitin tregtar prej 6.1 miliardë eurosh si më të lartin në historinë e pasluftës. Ajo kërkoi politika që mbështesin prodhimin vendor, eksportin dhe uljen e kostos së energjisë për bizneset
