Në postimin e tij, Bajraktari ka shprehur zhgënjimin ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar atë si një dështim të drejtësisë ndërkombëtare për të treguar objektivitet dhe paanshmëri.

E sot trupi gjykues i Themelores së Dhomave të Specializuara e rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza të gjitha incidentet që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.