Bajraktari tha se mbajtja e tyre në paraburgim, pavarësisht përfundimit të procedurës, është në kundërshtim me ligjin dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Mjafton fakti që katërshja e UÇK-së ndodhet në masën e paraburgimit edhe përkundër faktit që ka përfunduar procedura. Kjo natyrisht që, përveçse është në shpërputhje me vetë dispozitat e ligjit, është absolutisht në shpërputhje me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, praktikë e cila duhet të zbatohet dhe të merret në konsideratë nga të gjitha institucionet e drejtësisë, në kuadër të të cilave bën pjesë edhe Gjykata Speciale”, ka deklaruar Bajraktari në Klan Kosova.