Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajraktari: Ligji i ri për Specialen sjell ndryshime substanciale

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 23:03
Bajraktari: Ligji i ri për Specialen sjell ndryshime substanciale

Avokati Ardian Bajraktari ka folur për ndryshimet e miratuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Në një prononcim për Lajmi.net, Bajraktari ka thënë se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë substanciale dhe të rëndësishme, duke përmendur rishikimin e juridiksionit, krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës dhe çështjen e dënimeve.

“Sa i përket Ligjit për Dhomat e Specializuara, natyrisht se janë ndryshime substanciale dhe të rëndësishme, duke filluar nga rishikimi i juridiksionit të këtyre dhomave, pastaj edhe natyrisht për çështje të tjera, siç është çështja e krijimit të mekanizmit mbikëqyrës, i cili ka munguar në ligjin bazë. Po ashtu, duhet rishikuar edhe çështja e dënimeve, si dhe mundësia, nëse çështja shkon në fazën e tretë në Gjykatën Supreme, që ajo të bjerë dhe procesi të vazhdojë në Kosovë. Janë ndryshime të rëndësishme që shpresoj të jenë në linjë edhe me amendamentet kushtetuese për sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale”, tha Bajraktari.

Duke folur për njoftimin e dërguar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentes, Bajraktari sqaroi se nuk bëhet fjalë për një lëndë të re.

“Dua të them që është vetëm një njoftim, domethënë që mund të bëhet nga çdokush, nuk është lëndë e re në Gjykatën Kushtetuese, është njoftim në Gjykatën Kushtetuese, sipas të cilit pretendohet se nuk është arritur me u përmbushë obligimi kushtetues për me zgjedh presidentin brenda afatit të vendosur nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Vlerësoj se këto finesa të vogla kanë qenë aspekte procedurale, të cilat nuk e besoj që e bëjnë deri në atë masë defektoz procesin”, u shpreh avokati për lajmi.net

Sipas Bajraktarit, çështja e minutave nuk është e mjaftueshme që procesi i zgjedhjes së presidentes të konsiderohet jokushtetues.

“Nuk e vlerësoj që përbën rast për Gjykatën Kushtetuese çështja e minutave, sepse janë absolutisht çështje procedurale të parëndësishme, që vlerësoj që mund ta … procesin deri në atë shkallë sa mund të vlerësohet jokushtetues”, tha ai.

Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, pas një marrëveshjeje në çastet e fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, pak para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ajo u zgjodh qysh në rundin e parë të votimit, me 81 vota për, minimumi i kërkuar në këtë rund.

Shiroka Pula, 72 vjeçe, u betua si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe tha se e pranon “me përgjegjësi” detyrën e re.

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve dhe shtetit”, tha ajo në fjalimin e saj para deputetëve.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e republikës dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.”

bajraktarindryshimesubstanciale

Të ngjashme

Bajraktari: Mandati nuk e vendos Gjykatën Speciale mbi ligjin

Bajraktari: Mandati nuk e vendos Gjykatën Speciale mbi ligjin

18:42
Bajraktari ngre alarm: Gjykata Speciale po u jep peshë provave të regjimit gjenocidal

Bajraktari ngre alarm: Gjykata Speciale po u jep peshë provave të regjimit gjenocidal

17:26

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është katolike me origjinë nga Shkodra
  • 23:34E enjtja sjell mot me diell e vranësira, ja sa do të jenë temperaturat
  • 23:33Kryesindikalisti: Defekti ndodhi rreth orës 19:30 gjendja e minatorëve stabile, po flasim me tela induktivë, një ka dalë
  • 23:27Tre minatorët që dolën nga thellësia e minierës janë në gjendje të mirë shëndetësore
  • 23:24Meliza Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje