Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi një person ka humbur jetën si pasojë e rënies së vinçit në rrugen “A” në Prishtinë.
Bajqinovci deklaroi se Rama duhet të fokusohet në problemet reale të qytetit e jo në tema gjeopolitike.
Reagimi i tij:
Vdes një i ri pas rënies së vinçit në Prishtinë dhe disa punëtorë u lënduan pasi një kran u rrëzua në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Ngushëllime familjes per vdekjen e te riut, ndersa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë.
Komuna e Prishtinës ka përgjegjësi të rrisë kontrollet dhe inspektimet në të gjitha punishtet, në mënyrë që të parandalohen aksidente të tilla dhe të mbrohen jetët e punëtorëve.
Kryetari Përparim Rama duhet të fokusohet në problemet reale të qytetit dhe në sigurinë e qytetarëve, e jo në tema gjeopolitike.