Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka nxitur reagimin e kolegut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinoci, kur u thirrë në emër të popullit serb, derisa e dha emrin e kandidatit të këtij subjekti për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Ne emër të popullit serb, meqë kemi numrin më të madh të ulëseve të rezervuara, 9 nga 10, e propozojmë z.Sllavko Simiqin si kandidat për nënkryetar të Kuvendit”, tha Simiq, nga ulësja e tij në Kuvend.
Po Bajqinovci që në postimin e tij ia huqi emrin nga Igor në Sllavko, tha se deputeti I Listës Serbe s’mund të flas sikur presidenti I Sebisë.



