Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat ka deklaruar se numri i qytetarëve të larguar nga Kosova është shumë më i lartë se shifrat zyrtare. Sipas tij, 350 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova gjatë pesë viteve të fundit.
“Kjo shifër është mbi 350 mijë por 200 mijë janë njerëz të cilët kanë gjetur vende pune kryesisht në Gjermani. Shpeshherë kur i japim disa shifra për udhëheqësit e shtetit, ne po i fryjmë këto shifra. Pjesa dërrmuese e këtyre ikjeve kanë qenë punëtorët të sektorit privat, por edhe në publik”, thotë Azemi.
