Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka dorëzuar në stacion policor dosjen me dëshmitë e mbledhura për njehsorët elektrike.

Azemi ditë më parë ka dorëzuar dëshmi në Zyrën e Rregullatorit për Energji Elektrike si dhe tek KEDS.

LDK pretendon se nga 884 njehsorë të verifikuar sipas tyre, 87% e njehsorëve për matjen e energjisë elektrike faturojnë qytetarët më shtrenjtë edhe kur tarifa është me të lirën .