Azem Syla dhe Nasim Haradinaj kanë nderuar me një pllakë përkujtimore shtëpinë e këngëtarit të mirënjohur Hisen Dida, në Krumë të Hasit, e cila gjatë luftës shërbeu si strehë për shumë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë shtëpi u strehuan edhe disa nga dëshmorët e kombit, në mesin e tyre Skender Qeku, Gjemajl Fetahaj, Bekim Berisha- Abeja, Shefqet Mustafaj, si dhe shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së.