Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati Musa: Me Ligjin për Specialen synohet drejtësi pa paragjykime

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 09:21
Avokati Musa: Me Ligjin për Specialen synohet drejtësi pa paragjykime

Avokati Skënder Musa e ka vlerësuar si pozitive miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar nga Kuvendi i Kosovës, teksa ka shtuar se qëllimi i tij është garantimi i një procesi të drejtë gjyqësor, pa paragjykuar vendimmarrjen e gjykatës.

Musa ka deklaruar se ndryshimet synojnë të kufizojnë fushëveprimin e gjykatës dhe ta rikthejnë ligjin në frymën e propozimit fillestar të Këshillit të Evropës, lidhur me raportin e Dick Marty-t dhe veprat që ndërlidhen me krimet e luftës.

“Është mirë që kalon ligji. Me këtë ligj synohet vetëm që të garantohet procesi i drejtë gjyqësor. I kufizohet fusha e veprimit të gjykatës. Mirëpo, me ligj nuk paragjykohet gjykimi dhe besoj që e ka bërë një zgjidhje të mirë”, tha Musa.

Ai ka theksuar se plotësim-ndryshimi i ligjit synon rikthimin te origjina e propozimit të Këshillit të Evropës, duke sqaruar se kompetenca e Dhomave të Specializuara lidhet me veprat që kanë të bëjnë me krimet e luftës.

“Plotësim-ndryshimi i ligjit është që të kthehet në origjinën e propozimit nga Këshilli i Evropës për raportin e Dick Marty-t dhe veprat që lidhen me krimet e luftës. Veprat që nuk lidhen me krimet e luftës nuk kanë qenë dhe as tani nuk janë kompetencë e Dhomave të Specializuara”, shtoi ai.

Sa i përket ndikimit të ndryshimeve ligjore në vendimet gjyqësore, Musa ka thënë se ato nuk ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrje, por synojnë të krijojnë më shumë objektivitet për palët në procedurë, trupin gjykues dhe kolegjet.

“Sa i përket vendimeve në drejtësi, ligji nuk ndikon, mirëpo krijon objektivitet te palët, te trupi gjykues dhe te kolegjet”, ka përfunduar Musa.

Më 6 tetor, me 88 vota për, është miratuar në lexim të dytë ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. Miratimi i këtij ligji ka ngjallur reagime të shumta nga ambasadat e akredituara në Prishtinë, por edhe nga Bashkimi Evropian.

musaavokatiligjin

Të ngjashme

Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014

Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014

16:18
Avokati i Popullit: Zbatimi i Ligjit për Specialen do të ketë sfida

Avokati i Popullit: Zbatimi i Ligjit për Specialen do të ketë sfida

14:10
Nagavci: E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i ketë efektet e pritura

Nagavci: E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i ketë efektet e pritura

07:56

Më shumë nga Lajme

  • 10:11Gërxhaliu: Kosova rrezikon të mbetet e varur nga ndihmat sociale
  • 09:58Shqetësoi ish-bashkëshorten, burri përfundon në mbajtje në Leposaviq
  • 09:49I plagosuri rëndë në Gjilan, QKUK: Vazhdon trajtimin në Intensivë
  • 09:36Gruaja i denoncon në polici burrin dhe vjehrrin
  • 09:09Një person është plagosur aksidentalisht në Prizren