Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati i Thaçit: Rubin është udhëzuar drejtpërdrejt nga Albright

GD
Gazeta Demos15 shtator 2025 në 10:35
Avokati i Thaçit: Rubin është udhëzuar drejtpërdrejt nga Albright

Avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq tha se dëshmitari James Rubin ishte ndihmës-sekretar i shtetit amerikan për çështje publike dhe zëdhënës kryesor që ka raportuar drejtpërdrejt përpara sekretares së shtetit, Madeliene Albright.

Ai tha se për procesin në Kosovë dhe marrëveshjen e Rambujesë, Rubin ishte udhëzuar nga Albright.

“Nga viti 1997 deri në vitin 2000, James Rubin ka shërbyer si ndhmëssekretar i shtetit për çështje publike dhe si zëdhënësi kryesor që ka raportuar drejtpërsëdrejti përpara sekretares së shtetit, Madeliene Albright. Kur grupi i kontaktit vendosi të mblidhej për një proces paqeje në janar të 1999-ës, Rubin është udhëzuar drejtpërsëdrejti nga Albright për t’u angazhuar me delegacionin shqiptar të Kosovës gjatë konferencës së Rambujesë në Kosovë dhe më pas u bashkua negociatave si i dërguari i posaçëm në emër të sekretares së shtetit për të siguruar demobilizimin e UÇK-së”, tha Mishetiq.

Përveç kësaj, Mishetiq tha se James Rubin ka pasur takime edhe me Thaçin e po ashtu edhe me anëtarë të tjerë të UÇK-së.

“Ka pasur takime të shumta me Hashim Thaçin dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së. Kjo e lejoi zotin Rubin që të kuptonte se Thaçi ishte i shqetësuar që nuk do të kishte autoritetin ose lejen e plotë për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë në emër të UÇK-së pa miratimin e anës ushtarake të UÇK-së”, tha avokati Mishetiq.

Ai tha se Rubin vërejti që roli i Thaçit ishte i kufizuar gjatë procesit të demilitarizimit të UÇK-së. Përveç kësaj, avokati tha se Rubin ka treguar se dëshira e Thaçit ishte një Kosovë të qetë dhe multietnike.

James Rubin tha se kontruboi në krijimin e TPJN-së. Ndërkaq, për Albright ai tha se ka qenë një avokuese shumë e fuqishme për krijimin e atij tribunali.

Në prova materiale u pranua dëshmia e dëshmitarit e dhënë më herët, për të cilën tha se pasqyron të vertetën dhe do t’i thoshte të njëjtat gjëra në rast që do të pyetej sërish për ato.

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Ismaili pas takimit me Thaçin dhe Veselin: Të qëndrojmë të bashkuar për Kosovën tonë, për historinë tonë, për të ardhmen tonë
  • 21:22“JO NË EMRIN TIM” – Qindra protestues mblidhen në shesh kundër vendimit të Gjykatës Speciale
  • 21:20Protestës në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së i bashkohet edhe Memli Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli
  • 21:09Albulena Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së nuk bëhet duke shpallur kundërshtarët “spiunë” e “tradhtarë”
  • 20:10Pas takimit me Kurtin, Hamza u takua edhe me Gjinin e Abdixhikun