Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati i Thaçit: Qeveria ka qenë mbështetëse dhe s’jam i sigurtë çfarë tjetër do të mund të bënte për të ndryshuar këtë rezultat

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 09:15
Avokati i Thaçit: Qeveria ka qenë mbështetëse dhe s’jam i sigurtë çfarë tjetër do të mund të bënte për të ndryshuar këtë rezultat

Pierre Richard Prosper, avokat i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai me këtë rast deklaroi se drejtësia u tradhtua në këtë proces.

Richard Prosper foli edhe rreth mundësisë për aktakuza të reja nga Specialja, pasi në shpalljen e vendimit final u përmenden edhe disa emra, personalitete të UÇK-së.

Avokati i Thaçit ndër të tjerash është pyetur edhe për mbështetjen financiare që Qeveria e Kosovës ka dhënë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Prosper deklaroi se mendon se Qeveria ka qenë mbështetëse.

“Nuk do të futem në mbështetje financiare, mendoj se Qeveria ka qenë mbështetëse dhe për të qenë i sinqertë nuk jam i sigurtë çfarë tjetër do të mund të bënte tjetër për të ndryshuar këtë rezultat. E thash se është diçka që ka qenë e paravendosur. Ne kemi organizuar një nga mbrojtjet më të mira në historikun e Tribunaleve. Kur kemi një komandant të forcave aleate ku ka gjithë preparatin prapa vetes e të jep këto informata, e diplomatë të lartë nga bota çka tjetër mundet një Qeveri siç është ajo e Kosovës të bëjë”,deklaroi ai.

Në intervistën për emisionin “Rubikon”, Prosper ka thënë se gjatë gjithë procesit çështjet që lidhen me këtë rast ishin mbajtur konfidenciale dhe se mbrojtjes nuk i ishte lejuar që të diskutonte publikisht për to.

“Gjatë gjithë procedurës çështjet që kishin të bënin me këtë ngjarje janë mbajtur konfidenciale, sekrete nga publiku. Dhe mund ta them, në këtë proces neve kishim shumë informata të mira, pyetje kryqëzore lidhur me këtë çështje që kishin të bënin me mbrojtjen dhe nuk na është lejuar të diskutonim”, ka thënë ai.

Sipas Prosperit, nuk kishte pasur as urdhër dhe as vendim të tribunalit që do t’i bënte publike këto ngjarje apo rrethanat publike.

“Por në ditën kur publikohet aktgjykimi, gjykata vendos se është e rëndësishme që të shpallet kjo informatë, të bëhet publike pa informatat e tjera bazë për njerëzit”, është shprehur Prosper.

Ai e ka cilësuar këtë si një tjetër çështje problematike, duke e lidhur me atë që e konsideron si problem të motivimit në proces.

“Prapë kjo është diçka tjetër problematike dhe i kthehet pikës sime lidhur me motivimin, i kthehet pikës se ky aktgjykim është përfaqësimi i pandershëm i sundimit të ligjit dhe drejtësisë”, ka deklaruar Prosper.

qenëqeveriatjetër

Të ngjashme

Kërkohet nga Qeveria të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Kërkohet nga Qeveria të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

21:47

Më shumë nga Lajme

  • 17:04​ATK rrit kapacitetet profesionale me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve
  • 17:03Mbledhja e OKB, Trump e përmend dy herë Kosovën në fjalim
  • 16:57Bedri Halimi flet pasi u shpall i pafajshëm: Akuzat ndaj meje u ndërtuan pa fakte
  • 16:44I dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim, kapet nga Policia në Fushë Kosovë
  • 16:42BE-ja s’e komenton nismën për Specialen, thotë se vazhdon ta mbështesë Gjykatën në Hagë