Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati i Popullit ende po heton vdekjen e qytetarit Agon Zejnullahu në duart e policisë

GD
Gazeta Demos3 gusht 2025 në 22:36
Avokati i Popullit ende po heton vdekjen e qytetarit Agon Zejnullahu në duart e policisë

Tash e tri javë institucioni i Avokatit të Popullit është duke hetuar rastin e vdekjes së të riut Agon Zejnullahu derisa po arrestohej në Lipjan nga 5 zyrtarë policorë.

Ky institucion ka nisur procedurë hetimore për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

Në një përgjigje nga Avokati i Popullit është thënë se janë ende në fazën hetimore.

“Institucioni i Avokatit të Popullit ka hapur rast sipas detyrës zyrtare dhe është duke mbikëqyrur punën e institucioneve tjera që janë duke bërë hetimin për vdekjen e të riut në Lipjan. Avokati i Popullit ka hapur këtë procedurë hetimore për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut në këto raste, si dhe për të monitoruar veprimet e institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, dhe pas përfundimit të punës së këtyre institucioneve, Avokati i Popullit do të del me një raport”, ka theksuar Avokati i Popullit, raporton RTVDukagjini.

Pesë zyrtarët policorë të arrestuar gjenden nën masën e paraburgimit si të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit.

Avokati i Popullit vazhdimisht nxjerr raporte të tilla për raste kur ka dyshime se ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, rekomandimet që jep avokati i popullit, duhet marr më seriozisht nga të gjitha institucionet.

“I gjithë hetimi dhe të gjitha provat që mblidhen gjatë hetimit dorëzohen pranë institucionit përkatës kompetent dhe normalisht që institucionit të cilit i drejtohen ato prova faktet dhe mbledhje gjithë hetimit që kanë ndodh normalisht që e detyrojnë që të njëjtat të trajtohen për faktin sepse kemi të bëjmë me një institucion të pavarur dhe kushtetues, dhe për këtë arsye dmth në rastin konkret që i bënë Avokati i Popullit janë detyruese që të merren parasysh nga institucioni që i drejtohen”, ka theksuar Flamur Kabashi – Hulumtues në IKD.

Megjithatë, duke u bazuar në përvojat e kaluara, avokati Anton Nrecaj shprehet skeptik se rekomandimet do të zbatohen në praktikë. “Fatkeqësisht kjo praktikë është vetëm sa për sy e faqe sepse kemi shumë raste ku avokati i popullit ka gjetur se institucionet përkatëse respektivisht shteti ka shkelur të drejtat e njeriut dhe ka nxjerrë rekomandime për t’i dënuar ato shkelje por fatkeqësisht kemi shumë pak raste kur shteti i ka marr për bazë rekomandimet”, ka deklaruar Anton Nrecaj – Avokat.

Sindikata e Policisë së Kosovës kishte kërkuar monitorim nga Avokatit i Popullit lidhur me respektimin edhe të të drejtave të pesë zyrtarëve policorë.

Avokati i popullit

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë