Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati i familjes së Agon Zejnullahut: Pas videos që doli njerëzit më kanë thënë që s’po mund të flenë rehat

GD
Gazeta Demos9 korrik 2025 në 17:44
Avokati i familjes së Agon Zejnullahut: Pas videos që doli njerëzit më kanë thënë që s’po mund të flenë rehat

Avokati i familjes së të ndjerit, Agon Zejnullahu, Asdren Hoxha ka thënë se ka qenë e pritur që do të caktohet paraburgimi për pesë policët të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

“Sapo e morëm lajmin për paraburgim. Krejtësisht e pritshme. Çfarëdo vendimi tjetër do të ishte skandaloz”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, janë plotësuar të gjitha kushtet që Gjykata të caktonte paraburgimin për policët e arrestuar.

Avokati kosovar ka thënë se kjo ngjarje ka shqetësuar shumë opinionin publik në Kosovë dhe sipas tij, vendimi i Gjykatës për caktim të paraburgimit e ka qetësuar paksa situatën. Hoxha ka thënë se pas transmetimit të videos ekskluzive të arrestimit të Agon Zejnullahut nga pesë policët e kanë kontaktuar njerëz të shumtë të cilët s’kanë mundur ta bëjnë gjumin rehat për shkak të asaj se si përfundon jeta e një të riu 27 vjeçar në duart e 5 policëve.

“Mënyra se si është vepruar. Si e kanë mbajtur lidhur. Kjo të bën të besosh që nëse këta persona kthehen në punë, ata mund ta përsërisin veprën. Rreziku i përsëritjes së veprës penale është real. Gjykata ka vepruar drejtë dhe ka qetësu opinionin publik”Mbrëmë pas publikimit në prime time në Pressing, njerëzit s’kanë mundur të flejnë rehat, duke parë skena të tilla të përdorimit rehat, që një person me pranga me dhanë shpirt”, ka thënë Hoxha në FRONTAL të T7.

Avokati

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme