Kalo te përmbajtjaLajme
Avni Dehari ai ndali mikrofonin Blerta Deliut në Kuvend
- Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja Reporteri Publikuar Sot, 20:04 · 3 min lexim A+ A− Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe përgjegjësinë që bartin pjesëtarët e saj, duke thënë se shërbimi me integritet dhe profesionalizëm duhet të jetë prioritet i pakompromis. Në një postim në Facebook, pas ceremonisë së diplomimit të 397 kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, Kurti ka thënë se përfaqësimi i këtij institucioni është një prej përgjegjësive më të larta që mund t’i besohet një personi. “Përfaqësimi i Policisë së Kosovës, si pjesëtar i saj, është një prej përgjegjësive më të larta që mund t’i besohet e të pranojë dikush. Shërbimi me integritet dhe profesionalizëm, duhet të jetë përherë prioritet i pakompromis, sepse para së gjithash e gjithnjë është detyrë. Rëndësia e Policisë është aq e madhe, saqë e bën atë më tepër sesa institucion të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Kurti. Lexo edhe Hoti 397 policëve të rinj: Uniformën mbajeni me dinjitet, nder dhe krenari Sot, 20:21 · 3 min lexim Ndizet gara për armët hipersonike mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë Sot, 19:54 · 9 min lexim Gjykata amerikane bllokon përkohësisht ndërtimin e harkut të triumfit të Trump Sot, 19:19 · 3 min lexim Reklamë Ai ka theksuar se nga momenti i betimit, secili pjesëtar i Policisë duhet të jetë i gatshëm të punojë me ndershmëri në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve, pa dallim. “Secila police e secili polic duhet të jetë në gatishmëri të plotë për të punuar me ndershmëri në interes të shtetit e të gjithë qytetarëve pa dallim, në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës së Republikës, duke kujtuar e nderuar secilën ditë jetën e kontributin e heronjve të Policisë sonë, si Enver Zymberi, Afrim Bunjaku dhe të gjithë të rënëve në krye të detyrës”, ka shkruar ai. Kurti ka bërë të ditur se nga 397 kadetët e diplomuar, 118 janë gra dhe 279 burra, duke theksuar se afërsisht një në tre të diplomuar të kësaj gjenerate është grua. Kreu i Qeverisë ka përmendur edhe investimet në Policinë e Kosovës gjatë pesë viteve të fundit, duke pretenduar se buxheti për këtë institucion është rritur për më shumë se 50 për qind. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë ngritur dhe forcuar 20 stacione, objekte dhe baza policore në veri të vendit, ndërsa Policia është pajisur me armë të gjata, automjete dhe autoblinda të reja, me vlerë gati tetë milionë euro. Reklamë Kurti ka përmendur edhe gjetjen e tri varrezave masive nga lufta e fundit në fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut, duke ia atribuuar këtë zhvillim sigurisë në veri dhe angazhimit të Policisë. “Arritjet janë të shumta, por me ato nuk duhet të vetëmjaftohemi. Ka ende shumë punë, shumë objektiva të cilat duhet t’i arrijmë si institucione, si polici dhe shoqëri”, ka përfunduar Kurti.
- Hoti 397 policëve të rinj: Uniformën mbajeni me dinjitet, nder dhe krenari
- “Do t'i mbështes ata” - Presidentja Shiroka Pula takoi kryetarët e komunave
- Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
- Putin konfirmon takimin Rusi-SHBA-Ukrainë