Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avni Arifi: Flamuri i UÇK-së në protesta kundër qeverisë në Shqipëri është irritues dhe fyes

GD
Gazeta Demos21 qershor 2026 në 21:15
Avni Arifi: Flamuri i UÇK-së në protesta kundër qeverisë në Shqipëri është irritues dhe fyes

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Avni Arifi, ka reaguar lidhur me përfshirjen e qytetarëve nga Kosova në zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke kërkuar që liderët institucionalë dhe politikë të Kosovës t’u bëjnë thirrje qytetarëve të mos marrin pjesë në manifestime pro apo kundër Qeverisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në facebook, Arifi ka theksuar se çështjet politike në Shqipëri duhet të mbeten në duart e qytetarëve të atjeshëm dhe se askush nga Kosova nuk ka të drejtë të përfshihet në protesta apo zhvillime të brendshme politike në shtetin shqiptar.

“Flamuri i UÇK-së në protesta kundër qeverisë në Shqipëri është irritues dhe fyes. Përdorimi i flamurit të UÇK-së në protesta të brendshme politike në Shqipëri është i pavend, sepse synon të politizojë një simbol që i përket një kauze krejt tjetër.

Nuk i duhet askujt një përçarje e re dhe askush nuk ka të drejtë t’i fusë hundët në një çështje që u përket vetëm shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri”, ka shkruar Arifi.

Më shumë nga Lajme

  • 10:40PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme
  • 10:19Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës
  • 10:17Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan
  • 10:17Rama publikon foto të kryeqytetit të “mbuluar” me flamuj të UÇK-së: Prishtina më e bukur se kurrë
  • 10:16Gjeneral Jashari uron Breuerin për zgjedhjen në krye të Komitetit Ushtarak të NATO-s