Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar me kritika të ashpra ndaj Albin Kurtit, duke ironizuar me shprehjen “Espresso 51%” dhe duke e ndërlidhur atë me mos-sanimin e rrëshqitjes së dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.
“Për 700 ditë, me pas hjek një filxhan dhe çdo ditë, sot ajo autostradë do ishte plotësisht e kalueshme”, shkroi ai me ironi.
Ai shtoi se përderisa qytetarët merren me “fore, llafe e espresso 51%”, mungojnë investimet kapitale dhe projektet e mëdha infrastrukturore
Postimi i tij:
Espresso 51%, mund edhe të shtohet, edhe të zvogëlohet.
Por që ndodh 51.1 kubik rrëshqitje dheu, të mbyllin 51% të autostradës “Ibrahim Rugova” , gati për një mandat, kjo askund në botë nuk ka ndodh…
