Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Avancimi i FSK-së, 12 kursantë aftësohen në përdorimin e sistemeve moderne të komunikimit

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 13:24
Avancimi i FSK-së, 12 kursantë aftësohen në përdorimin e sistemeve moderne të komunikimit

Dymbëdhjetë kursantë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar “Kursin e Komunikimit Niveli 2”, me anë të së cilit kanë fituar njohuri dhe aftësi të avancuara në konfigurimin, instalimin, programimin dhe funksionalizimin e sistemeve të komunikimit “Harris”.

Përmes një njoftimit, FSK-ja ka njoftuar se gjatë kursit, pjesëmarrësit u trajnuan në përdorimin e sistemeve moderne të komunikimit ushtarak, të cilat mundësojnë komunikim të sigurt, të besueshëm dhe efektiv në operacione, ushtrime dhe aktivitete të ndryshme taktike.

“Sistemet Harris përdoren gjerësisht nga forcat e armatosura të vendeve partnere dhe kontribuojnë në ndërveprueshmërinë ndërmjet njësive dhe partnerëve ndërkombëtarë.”, thuhet në njoftim.

Sipas FSK-së, realizimi i këtij kursi kontribuon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të komunikimit dhe në forcimin e aftësive operacionale, duke siguruar mbështetje efektive të komandimit dhe kontrollit në të gjitha nivelet e operacioneve.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Sulm kibernetik ndaj CIA-s
  • 23:27Syla: Liridona ishte burimi i të ardhurave për Naim Murselin, ai jetonte përtej mundësive të tij
  • 23:25Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
  • 22:55Ish-prokurori special Elez Blakaj po jeton një jetë krejt të re në Teksas të SHBA-së, punon si agjent i patundshmërive
  • 22:48A do të ketë nesër reshje bore?