Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AUV: Pronarët e qenve të vendosin mikroçip kafshëve të tyre shtëpiake

GD
Gazeta Demos19 shkurt 2026 në 10:53
AUV: Pronarët e qenve të vendosin mikroçip kafshëve të tyre shtëpiake

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka bërë thirrje për të gjithë pronarët e kafshëve shtëpiake, veçanërisht të qenve, që të përmbushin detyrimin ligjor për identifikimin e tyre me mikroçip dhe regjistrimin në modulin për kafshët shtëpiake në Sistemin Informativ të Agjencisë. Pas regjistrimit, pronarët marrin edhe pasaportën për kafshën e tyre.

AUV sqaron se aplikimi i mikroçipit bëhet vetëm një herë dhe kafsha e mban atë gjatë gjithë jetës.

“Mikroçipimi është baza për përcaktimin e pronësisë së kafshës, për sigurimin e kujdesit të shëndetit të kafshëve në kohë dhe me cilësi, si dhe për një siguri më të madhe për pronarët, duke parandaluar transmetimin e sëmundjeve ngjitëse nga kafshët tek njerëzit”, thonë nga AUV.

Pronarët që tashmë kanë mikroçipuar kafshët e tyre duhet të njoftojnë çdo ndryshim të të dhënave të kafshës ose të pronarit tek shoqata veterinare kompetente, e cila përditëson bazën elektronike të të dhënave. Gjithashtu, në bazën e të dhënave duhet të regjistrohen edhe rastet e vdekjes, humbjes ose shitjes së kafshëve.

“Mikroçipimi i kafshëve shtëpiake ka për qëllim identifikimin e përhershëm të kafshëve, parandalimin e braktisjes së tyre, kontrollin e shumimit dhe lehtësimin e gjetjes në rast të humbjes ose vjedhjes”, theksojnë nga AUV.

Më shumë nga Lajme

  • 22:29“Ju kam thënë”, Sherifi tregon çka ju tha Jakup Krasniqi kur shkuan ta shohin pas vendimit të Speciales
  • 22:25“E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Sherifi rikujton dërgimin në Hagë të Jakup Krasniqit
  • 22:17Krasniqi për virusin e Nilit Perëndimor: Gjendja aktualisht nuk paraqitet serioze
  • 22:01Protesta “Jo në emrin tim”, Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së
  • 21:52Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli