Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AUV bllokon formulën e ushqimit për fëmijë, pritet asgjësimi i sasisë

GD
Gazeta Demos16 janar 2026 në 17:07
AUV bllokon formulën e ushqimit për fëmijë, pritet asgjësimi i sasisë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka bllokuar një sasi prej 462 copë të formulës për ushqim të fëmijëve me origjinë nga Holanda, produkt ky i cili ka hyrë për shitje në marketet “Rossman Kosova” përmes kësaj kompanie në Shqipëri.

Kjo për shkak të pranisë së substancës “Cereulide” në këto produkte ushqimore për fëmijë.

Në njoftimin dërguar mediave, AUV thotë se vendimi është marrë bazuar në njoftimin e pranuar nga Republika e Shqipërisë, përkatësisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili është informuar përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF) lidhur me praninë e kësaj substance në formulën e ushqimit për fëmijë me origjinë nga Holanda.

Sipas AUV, “është konstatuar se subjekti ‘Rossmann & LALA SH.P.K.’ në Shqipëri ka eksportuar 462 copë të këtij produkti në Republikën e Kosovës për kompaninë ‘Rossmann Kosova’”.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha më tej se, në bashkëpunim me kompaninë, është bërë bllokimi i këtij produkti dhe se së shpejti do të fillojë procesi i asgjësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

AUV tha se edhe pse po përballet me mungesë të inspektorëve, mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, me qëllim të garantimit që konsumatorët në Kosovë të kenë në dispozicion ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm.

Në njoftim nuk është përmendur se për cilin produkt specifikisht bëhet fjalë.

Më shumë nga Lajme

  • 19:49Rama: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër ish-krerëve të UÇK-së
  • 19:47“Nëse as këto ngjarje nuk na bashkojnë s’mbetet t’i dhimbsemi askujt”, Shqiptar Demaçi apel politikanëve pas verdiktit të Hagës
  • 19:43Daut Haradinaj: Politika duhet të ulet urgjentisht në tavolinë për reagim shtetëror
  • 19:38Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Skenderaj
  • 19:37Kur pritet të përfundoj sanimi në rrugën “Holger Pedersen, flet drejtoresha Pllana