Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Automjeti i vjedhur në Prizren i kthehet pronarit, policia ndalon të dyshuarin

GD
Gazeta Demos30 shtator 2025 në 16:32
Automjeti i vjedhur në Prizren i kthehet pronarit, policia ndalon të dyshuarin

Një automjet i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit në Prizren, ndërsa i dyshuari për rastin është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, më 28 shtator 2025 është raportuar vjedhja e një veture të tipit VW Fugon, ngjyrë e bardhë, në fshatin Vlashnjë. Pronari kishte vërejtur më 26 shtator se automjeti nuk gjendej më në hapësirën e kompanisë së tij, ku ishte parkuar.

Pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si “Vjedhje”.

Hetimet çuan në identifikimin e të dyshuarit, i cili rezulton të jetë i njëjti person që ishte arrestuar më herët për disa raste të vjedhjes së motoçikletave.

“Me datë 29.09.2025, i dyshuari është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit për 48 orë, ndërsa automjeti i vjedhur është gjetur në qytetin e Prizrenit dhe i është kthyer pronarit.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, do të procedojë me kallëzim penal ndaj të dyshuarit për veprën penale të vjedhjes”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.

PoliciaPrizren

Më shumë nga Lajme

  • 20:29Ulutash zhvilloi vizitë lamtumirëse në kontingjentin turk në Prizren
  • 20:17Hoti i reagon Daçiqit: Eja në Prizren, merre me veti edhe Radoiçiqin
  • 20:13Ariu mbeti në gjemba në Junik, shpëtohet nga komuniteti
  • 20:06Bajrami kritikon Qeverinë Kurti për gjuhën ndaj gazetarëve: Kur s’iu konvenon, gazetari bëhet armik, njeri i Rusisë a i Serbisë
  • 20:00Kosova thyen rekord negativ me energjinë elektrike – Importi i rrymës trefishohet, qytetarët përballen me çmime të larta