Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Veriore, Policia jep detaje

GD
Gazeta Demos9 qershor 2026 në 16:32
Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Veriore, Policia jep detaje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot, në Mitrovicën Veriore, është ndaluar një automjet që është raportuar i vjedhur.

Në njoftim, Policia shton se, lidhur me rastin, në stacion policor, në cilësinë e të dyshuarit është shoqëruar personi A. H. (2006) drejtuesi i automjetit.

Njoftimi:

Policia në veri ndalon një automjet të raportuar si të vjedhur

Mitrovicë Veri, 09.06.2026

Me datën 09.06.2026, Qendra e Thirrjeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, ka pranuar informacion për një automjet me targa vendore, i cili ishte raportuar si i vjedhur në Fushë Kosovë.

Në lidhje me këtë informacion, janë ndërmarrë veprime operative në terren, ku si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, është arritur të ndalohet automjeti në qytetin e Mitrovicës së Veriut.

Lidhur me rastin, në stacion policor, në cilësinë e të dyshuarit është shoqëruar personi A. H. (2006) drejtuesi i automjetit.

Meqenëse rasti ishte iniciuar në Fushë Kosovë, lënda i është transferuar për trajtim të mëtejmë Stacionit Policor në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Më shumë nga Lajme

  • 08:11Përparim Rama: Historia e Ferdonije Qerkezit, ndërgjegjja jonë kolektiveLajme
  • 08:11Ortek në Himalaje: Gjenden dy trupa, rreth 12 persona rezultojnë të zhdukur
  • 08:08Agon Maliqi: Verdikti i Hagës ka prekur trashëgiminë e luftës së UÇK-së
  • 08:06Kuvendi mblidhet sot, në rend dite deklarata për Aktgjykimin e Speciales
  • 08:04Seancë gjyqësore ndaj 21 të akuzuarve: Dëbuan mbi 800 mijë shqiptarë nga Kosova