Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

GD
Gazeta Demos2 shkurt 2026 në 21:26
ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar edhe një herë të gjithë personat që zhvillojnë aktivitet ekonomik se regjistrimi i aktivitetit është obligim ligjor dhe shmang pasoja serioze financiare dhe ligjore. Në kuadër të projektit për formalizimin e ekonomisë dhe vendosjen e etiketave identifikuese për bizneset e regjistruara, ATK ka njoftuar se do të intensifikojë inspektimet në terren në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

ATK u ka bërë thirrje të gjithë personave që ende zhvillojnë aktivitet të paregjistruar që të veprojnë menjëherë dhe të regjistrohen vullnetarisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), para se të identifikohen nga inspektorët tatimorë.

Sipas ATK-së, në rast se gjatë inspektimeve identifikohen aktivitete të paregjistruara, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të ndërmerren pa përjashtim masa ndëshkuese, përfshirë regjistrimin e detyrueshëm të aktivitetit dhe pajisjen me numër fiskal, si dhe aplikimin e gjobave dhe sanksioneve ligjore.

Administrata Tatimore thekson se regjistrimi vullnetar shmang penalitetet dhe kontribuon në krijimin e një konkurrence të drejtë në treg. Po ashtu, ATK ka kërkuar nga të gjithë tatimpaguesit e regjistruar që të verifikojnë dhe përditësojnë të dhënat e tyre në sistemin tatimor, duke theksuar se mospërditësimi i informatave përbën shkelje ligjore.

ATK ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e ekonomisë joformale dhe në ndërtimin e një sistemi tatimor të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë qytetarët./kp

ATK

Më shumë nga Lajme

  • 09:35Vala e të nxehtit kaplon Kosovën, IHK dhe IKSHPK dalin me rekomandime
  • 09:26Vritet influenceri meksikan, ishte live në TikTok
  • 09:25Ndodhej në një situatë të rrezikshme, Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë një 30-vjeçare në Kaçanik
  • 09:19Lirohet nafta në Kosovë
  • 08:54KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë, shkak punimet