Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri babë e bir nga Shqipëria

GD
Gazeta Demos12 janar 2026 në 11:16
Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri babë e bir nga Shqipëria

Një atentat me armë zjarri ka lënë të plagosur dy shtetas të Shqipërisë në orët e para të mëngjesit të së hënës në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë.

Siç raporton Top Channel, ngjarja ka ndodhur në orën 02:40 të mëngjesit të sotëm, kur një person ka hyrë brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” që ndodhet në rrugën “Politexniou 70” në pronësi të shtetasit Negri Sinovarfaj, 39 vjeç dhe ka hapur zjarr ndaj tij dhe babait të tij 70 vjeçar, transmeton Klankosova.tv.

Autori i ka qëlluar të dy personat në këmbë duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin. Pas kësaj, raportohet se ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.

Dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit në Paleo Faliro, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar pistën e rivalitetit mes tifozëve të ekipeve të futbollit, pasi Sinovarfaj është pjesë e grupimit të organizuar të tifozëve të ekipit “A.E.K”.

Më shumë nga Lajme

  • 14:13Dogana zbulon produkte të padeklaruara për trajtimin e flokëve, vlera e tyre mbi 4000 euro
  • 13:46Një 34-vjeçar në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë
  • 13:26I riu që konfrontoi Hamzën për Ligjin e Shtetësisë kërkon falje: E di që nuk ështa faji i tij
  • 13:21Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete, vendi është pa shef të shtetit
  • 13:21Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës