Analisti Astrit Gashi e ka lavdëruar punën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Gashi ka thënë se Prishtina ka pasur shije, dhe se nuk ka pasur qasje krejtësisht partiake. “Prishtina ka shije edhe sy, sepse për një kohë Prishtina nuk ka ofru eksperiencë dhe shije. Rama ka qenë njëri prej kryetarëve të parë që ndoshta deri në këtë fushatë, nuk ka qenë kryetar, që postin e komunës e ka përdorë për me pas imakt politik. Kohëve të fundit, ka pasur ngecje probleme në projekte. Te Rama nuk kemi parë qasje partizane, deri pak para fushatës, Prishtina është qeverisë nga një kryetar që nuk ka qenë krejtësisht partiak. Unë e kam parë vendim të duhur projektin e Arkitektit të Kryeqytetit. Po ndërtohet një strukturë, unë nuk du me u përfshi për çështjen e tenderit”, tha Gashi në RTV Dukagjini.
Lajme
Astrit Gashi: Prishtina ka pasur shije në qeverisjen e Ramës, ai nuk ka qenë kryetar krejtësisht partiak sikur të tjerët
