Kreu i organizatës përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen e transportit detar global ka thënë se asnjë vend nuk ka të drejtë ligjore për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, ka raportuar BBC.
Arsenio Dominguez, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), tha se ndërsa bllokada amerikane “duket të jetë shumë specifike për aksesin në portet iraniane”, ligjërisht nuk kishte bazë për asnjë vend për të bllokuar rrugën ujore.
“Në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, vendet nuk kanë të drejtë të bllokojnë një ngushticë ndërkombëtare që përdoret për lundrim ndërkombëtar”, u tha ai gazetarëve në një konferencë në selinë e IMO-s në Londër këtë pasdite.
