Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt 2026

GD
Gazeta Demos7 prill 2026 në 16:54
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin shkurt 2026, duke bërë të ditur se numri i vizitorëve në hotele ka shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, “në shkurt 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 56 644, prej tyre vizitorë vendorë ishin 24 416 dhe vizitorë të jashtëm ishin 32 228”. Krahasuar me shkurtin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 51 795 vizitorë, kjo paraqet një rritje prej 9.4 për qind.

Tutje, në njoftim thuhet se “numri i net-qëndrimeve ishte 112 367, prej tyre 60 513 (53.8 %) nga vizitorët e jashtëm dhe 51 854 (46.1 %) nga vendorët”.

Sa i përket vizitorëve të huaj, ASK thekson se “krahasuar me periudhën paraprake (shkurt 2025) pati një rritje të vizitorëve për 16.1 %”.

Në total, sipas të dhënave zyrtare, 32 228 vizitorë të huaj kanë qëndruar në hotelet e vendit, ku numri më i madh i tyre vjen nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.

hotele

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Nata në qeli para vendimit, Limaj: Përgatitesh për ma të keqen
  • 21:11“Mërgata është pranë Kosovës, ish çlirimtarët s’janë vetëm”, Tasholli: Qindra shqiptarë kanë ardhur nga vendet e Europës
  • 20:54Selimi kritika diplomatëve dhe juristëve amerikanë dhe ndërkombëtarë që ishin involvuar në krijimin e Speciales
  • 20:52Kryeqyteti njofton se nesër mbahet mësim
  • 20:48Hoxhaj me mesazh nga Haga: Nesër, historia vendos drejtësi për çlirimtarët!