Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ASK: Më shumë lindje në muajin qershor 2026 se sa në maj 2026

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 19:51
ASK: Më shumë lindje në muajin qershor 2026 se sa në maj 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet e regjistruara gjatë muajit qershor 2026.

Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë qershorit janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 674 lindje, prej të cilave 1 mijë e 399 janë meshkuj dhe 1 mijë e 275 femra. Krahasuar me muajin maj, numri i lindjeve është rritur për 14.9 për qind.

Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 920 vdekje, përfshirë rastet brenda dhe jashtë Kosovës. Nga ky numër, 494 të vdekur ishin meshkuj dhe 426 femra. Krahasuar me majin, numri i vdekjeve është rritur për 5.6 për qind.

Rritje është shënuar edhe te kurorëzimet. Në qershor janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 279 kurorëzime, që paraqet një rritje prej 23.3 për qind krahasuar me muajin paraprak.

Ndërkohë, gjatë qershorit në Kosovë janë regjistruar 147 shkurorëzime. Sipas ASK-së, numri i tyre është rritur për 25.6 për qind krahasuar me majin 2026.

Të dhënat janë preliminare dhe paraqesin pasqyrën mujore të zhvillimeve demografike në Kosovë për qershorin 2026.

2026muajinqershor

Më shumë nga Lajme

  • 08:03Rama uron Shiroka Pulën: Kosova ka nevojë për unitet dhe institucione që japin rezultate
  • 08:01Ali Ahmeti uron Justina Shiroka-Pulën: Stabiliteti institucional dhe interesi shtetëror duhet të jenë udhërrëfyes
  • 07:55Begaj uron Shiroka-Pulën: Në çdo sfidë, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë
  • 07:48“Histori e përbashkët”, Hoxhaj uron presidenten me foton krahas Thaçit e Veselit
  • 07:44Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel