Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Asamblisti i LDK-së në Prishtinë: Nuk kam sulmuar askënd me shishe, ajo që ndodhi ishte pasojë e provokimeve

GD
Gazeta Demos24 shtator 2025 në 19:53
Asamblisti i LDK-së në Prishtinë: Nuk kam sulmuar askënd me shishe, ajo që ndodhi ishte pasojë e provokimeve

Një rrahje është raportuar sot brenda objektit të komunës së Prishtinës, ku të përfshirë dyshohet se ishin asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina.

Pas ngjarjes, Sami Salihu ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, duke mohuar akuzat se ka sulmuar me shishe.

Salihu u kërkoi falje familjes, qytetarëve dhe shoqërisë për shqetësimin e krijuar, duke theksuar se situata e sotme ishte pasojë e provokimeve dhe ofendimeve ndaj tij:

“Reagim!

Nuk kam sulmuar askënd me shishe.

Sot u sulmova papritmas dhe reagova vetëm për t’u mbrojtur. Kamerat e vendit të ngjarjes do ta tregojnë të vërtetën dhe unë do të bashkëpunoj plotësisht me organet hetimore. Dhuna, sidomos ajo pas shpine, është e papranueshme.

Ju kërkoj falje familjarëve të mi, shoqërisë dhe mbi të gjitha qytetarëve që janë shqetësuar nga kjo situatë. Kjo nuk është natyra ime dhe nuk pasqyron as vlerat që përfaqësoj. Ajo që ndodhi ishte pasojë e provokimeve, ofendimeve dhe sulmit të padrejtë ndaj meje.

Unë do të vazhdoj të qëndroj drejt, me dinjitet dhe me përkushtim ndaj qytetarëve që më kanë besuar. Askush nuk ka të drejtë të godasë pas shpine, dhe askush nuk do të më ndalë të punoj me përgjegjësi për Prishtinën.”

VV

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike