Kërkesa e Prokurorisë së Hagës për nga 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, u diskutua sot nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Haradinaj tha se për Prokurorinë e Hagës është “normale” kjo kërkesë.
“Krejt çka u pa deri sot në këtë Prokurori, krejt çka ka lyp kjo Prokurori, nëse e kemi analizuar se si ka shkuar çështja, është dashur me ditë që këto janë për të kërkesa ‘normale’ për ta, që nëse për asgjë nuk janë, janë për të arsyetuar padrejtësitë që kanë bërë, shkeljet që kanë bërë njerëzore, dhe shkeljet arbitrare ligjore dhe juridike”, tha Haradinaj në Klan Kosova.
Megjithatë, ai i bëri thirrje popullit që të mos frikësohen e të nguten sikur kjo është fjala e fundit.
