Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Artisti Petrit Halilaj fiton çmimin prestigjioz të skulpturës, Nasher Prize

GD
Gazeta Demos7 tetor 2025 në 19:17
Artisti Petrit Halilaj fiton çmimin prestigjioz të skulpturës, Nasher Prize

Petrit Halilaj, artist nga Kosova, është shpallur laureat i çmimit prestigjioz ndërkombëtar për skulpturën “Nasher Prize 2027”, që jepet nga Qendra e Skulpturës “Nasher” në Dallas.

Juria e ka vlerësuar krijimtarinë e Halilajt për fuqinë që ka në shndërrimin e përvojave traumatike të fëmijërisë në vepra poetike, lozonjare dhe plot shpresë, duke i dhënë zë kujtesës, kulturës dhe paqes.

I themeluar në 2015-ën, Çmimi Nasher iu dedikua tërësisht ekselencave të skulpturës bashkëkohore. Ky është një çmim bienal, që dorëzohet çdo dy vjet.

Çmimi Nasher, me vlerë 100 mijë dollarë, e vendos Halilajn në mesin e emrave më të njohur të artit botëror si Doris Salcedo, Theaster Gates e Pierre Huyghe. Mediat ndërkombëtare, përfshirë The New York Times, i kushtuan hapësirë ketij lajmi. Kjo edhe për faktin se Petrit Halilaj nuk është një emër i panjohur në arenën ndërkombëtare. Vitin e kaluar ai realizoi një instalacion gjigand në Metropolitan Museum of Art, në New York. Halilaj ka theksuar se këtë çmim ia kushton Kosovës dhe Fondacionit “Hajde”, duke planifikuar që mjetet t’i përdorë për restaurimin e Shtëpisë së Kulturës në Runik, në vendlindjen e tij.

“Puna e tij bën veçanërisht rezonancë, si për investimin e thellë në humanizmin e përvojës së jetuar, ashtu edhe për mënyrën se si krijon hapësira takimi që i kapërcejnë kufijtë artistikë, kulturorë dhe gjeografikë. Duke zgjedhur Halilajn, juria e Çmimit Nasher e njeh punën e tij si formalisht inovative dhe thellësisht të rëndësishme për momentin aktual”, thuhet në motivacionin e Çmimit Nasher.

I lindur në vitin 1986, në Kostërrc, një fshat i vogël pranë Runikut, Petrit Halilaj njihet për krijimin e hapësirave fantastike dhe zhytëse që bashkojnë mrekullinë e fëmijërisë me historinë personale dhe politike të atdheut të tij, duke përdorur një sërë gjuhësh artistike: skulpturë, vizatim, tekst dhe performancë.

peyrit halilaj

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Protesta në Tiranë, turma zhvendoset para Ambasadës së Serbisë dhe të Ukrainës dhe brohoret “UÇK”, “UÇK”
  • 22:37Ardian Gjini: Vetëvendosje po na sulmon me “grejza” sepse po e shohin rritjen e madhe të Aleancës
  • 22:21Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga nesër i hapur për bashkatdhetarët
  • 22:02Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik
  • 21:54Pritjet kufitare: Hani i Elezit më i ngarkuari me 20 minuta