Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 09:22
Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave

Shtetasi gjerman, i dyshuar për 1 milion euro të padeklaruara kur kishte hyrë në Kosovë nga Merdarja, është paraqitur dje për intervistim në Policinë e Kosovës.

Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje meqë pasi kishte pranuar se paratë e gjetura në automjetin e tij ishin të tijat, s’kishte arritur të dëshmonte prejardhjen e tyre.

Policia në raportin e saj 24-orësh e ka cilësuar veprën penale si “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”.

Më 24 shkurt 2026, në pikën kufitare në Merdarë, autoritetet zbuluan rreth 1 milion euro të fshehura brenda një automjeti tip Mercedes Sprinter me targa të Shqipërisë që po hynte nga Serbia.

Një skaner që i ishte dhuruar Kosovës nga SHBA kishte zbuluar paratë në automjetin që po kalonte nëpër pikë kufitare.

Raporti i policisë:

Gjermani – Kosovë  24.02.2026 – NN. Më 23.10.2026 në PSRK është paraqitur për intervistim i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë, për shkak se me 24.02.2026 në vendkalimin kufitar në Merdare në automjetin me targa të Shqipërisë në një hapësirë të modifikuar brenda në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar 1.000.000 (një milion) euro. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se paratë e konfiskuara kanë qenë të tij, por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen e parave dhe lidhjen me personat e dyshuar që kanë bërë transportin e tyre. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

milioneuroprejardhjen

Të ngjashme

Afera me 1 milion euro ku Gjykata në Prishtinë i la të lirë shtetasit e Shqipërisë, lajmërohet një person që e pranon se janë paratë e tij

Afera me 1 milion euro ku Gjykata në Prishtinë i la të lirë shtetasit e Shqipërisë, lajmërohet një person që e pranon se janë paratë e tij

22:41
30 vezë deri në 4 euro, qytetarët kërkojnë uljen e çmimeve për produktet bazë

30 vezë deri në 4 euro, qytetarët kërkojnë uljen e çmimeve për produktet bazë

08:05
Raportimet se u shitën prona me çmim nga 4 euro metri katrorë, Hykmete Bajrami: Veç shihni çfarë bëjnë

Raportimet se u shitën prona me çmim nga 4 euro metri katrorë, Hykmete Bajrami: Veç shihni çfarë bëjnë

21:02

Më shumë nga Lajme

  • 10:04Ndahet nga jeta policja mitrovicase, Bukurije Ferati
  • 10:03Burrë e grua sulmojnë dy zyrtarë policorë në Prishtinë, Policia jep detaje
  • 09:196 kosovarë e 3 gjermanë në pranga, Policia jep detaje për mashtrimin në “Call Center”
  • 08:35Rudolph: Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për Asociacionin, BE të procedojë me aplikimin për anëtarësim
  • 08:31Dita e 12-të e protestës me tubim kombëtar në Tiranë, Rama vendos “tavolinën e dialogut” para Kryeministrisë